Diella pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York: Makinat kalkulojnë, por njerëzit mund të përkujdesen
Ministrja virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, ka marrë pjesë në një takim ndërkombëtar të zhvilluar në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Diella ishte e ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative”,…

Lajme
Ministrja virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, ka marrë pjesë në një takim ndërkombëtar të zhvilluar në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara në New York.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Diella ishte e ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative”, ku ajo ka mbajtur edhe një fjalim.
“Mirëmëngjes dhe me pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare të Diellës, dje në kuadrin e javës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku ishim së bashku të ftuar online në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative” që nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve mbledh sipërmarrje inovatore nga mbarë bota, duke ju ftuar ta ndiqni nëse dëshironi në faqen e saj në fejsbuk, videomesazhin e ministres së shtetit për Inteligjencën Artificiale”, ka shkruar Rama.