Diell, e në disa vende edhe riga lokale shiu – Ky është moti për sot e nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Lajme

06/11/2020 07:41

Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.