Dida afër rolit të ri te Milan

Nelson Dida është afër që të fitojë një tjetër rol te skuadra e Milan.

Sport

02/08/2020 11:45

Ish portieri i Milan, braziliani Dida, u rikthye në ‘San Siro’ vitin e kaluar për t’u angazhuar si trajner i portierëve U17.

Por, sipas raportimeve të fundit nga ‘Gazzetta dello Sport’, Dida do të promovohet dhe të bëhet trajner i portierëve në skuadrën A, transmeton lajmi.net.

46 vjeçari do të jetë ai që do ta stërvis Gianluigi Donnarumma në sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se Dida kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij me fanellën e Milan, kur mes viteve 2002 dhe 2010 regjistroi 302 paraiqtje. /Lajmi.net/