Diçka e re nga Skivi po vjen

Është larguar nga grupi "BabaStars", por jo edhe nga muzika.

ShowBiz

23/02/2019 11:39

Reperi shqiptar, Skivi tashmë është larguar nga labeli “BabaStars”, me të cilin punoi prej vitesh, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Skivi nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore ku shumë shpesh sjell pamje nga studio.

Edhe në foton e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram, shihet se është në studio dhe diçka e re nga ai po vjen.

Se çfarë do na sjellë reperi shqiptar këtë herë, presim të shohim në ditët në vijim. /Lajmi.net/