Diçka e çuditshme i ndodhi Guardiolës (FOTO)

Rrallë herë kemi parë gjëra të tilla t’i ndodhin Pep Guardiolës, por ai pati një përplasje me sulmuesin Thomas Muller, pas zëvendësimit të tij në humbjen nga Barcelona.

Sport

07/05/2015 12:02

Në karrierën e Pep Guardiolës, rrallë herë kemi parë fotografi si kjo.

Por, duket se ai ka filluar t’i humb nervat, e faji ishte tek disavantazhi ndaj Barcelonës.

Trajneri i Bayern Munichut u përplas me sulmuesin Thomas Muller pas zëvendësimit me Mario Gotzen në pjesën e dytë të takimit në Camp Nou.

Muller nuk ka dashur të zbuloj arsyet e fjalosjes me Guardiolën por ka thënë se askush nuk duhet të fshihet pas humbjes 3:0.