Diaspora e Kosovës po voton edhe në Paris
Ambasada e Kosovës në Francë ka bërë të ditur se procesi i votimit është hapur me kohë atje. Në njoftimin e lëshuar në Facebook bëhet thirrje që të kosovarët që jetojnë dhe veprojnë të dalin të votojnë. “Hapja e vendvotimit në Ambasadën e Kosovës në Paris”. “Sot, në orën 07:00, në Ambasadën e Kosovës në…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/apr.jpg)
Lajme
Ambasada e Kosovës në Francë ka bërë të ditur se procesi i votimit është hapur me kohë atje.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook bëhet thirrje që të kosovarët që jetojnë dhe veprojnë të dalin të votojnë.
“Hapja e vendvotimit në Ambasadën e Kosovës në Paris”.
“Sot, në orën 07:00, në Ambasadën e Kosovës në Paris u hap vendvotimi, në përputhje me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)”.
“Procesi po zhvillohet sipas standardeve të përcaktuara!”, thuhet në njoftim.