Diario AS: Reali do të tentojë nënshkrimin me Cancelon në verën e ardhshme
Real Madridi do të tentojë nënshkrimin me mbrojtësin anësor të Manchester Cityt, Joao Cancelo. Të paktën kështu raporton mediumi prestigjioz spanjoll, Diario AS, transmeton lajmi.net. “Los Blancos” po e shohin me prioritet nënshkrimin me lojtarin, pasi i njëjti garanton cilësi në vijën e fundit. Kampionët në fuqi të Spanjës janë duke operuar me Dani Carvajal…
Sport
Real Madridi do të tentojë nënshkrimin me mbrojtësin anësor të Manchester Cityt, Joao Cancelo.
Të paktën kështu raporton mediumi prestigjioz spanjoll, Diario AS, transmeton lajmi.net.
“Los Blancos” po e shohin me prioritet nënshkrimin me lojtarin, pasi i njëjti garanton cilësi në vijën e fundit.
Kampionët në fuqi të Spanjës janë duke operuar me Dani Carvajal në krahun e djathtë dhe po synojnë rritje të konkurrencës në atë krah.
Siç dihet, portugezi është lojtar versatil dhe luan në pozicione të ndryshme në fushë.
Opsion i mirë për madrilienët është aktivizimi i tij në krah të majtë. /Lajmi.net/