Di Marzio: Sanches te Milan, paga 3 milionë

Renato Sanches është gjithnjë e më afër skuadrës së Milanit.

Sport

08/06/2022 14:15

Mesfushori portugez, pjesë tashmë e Lille, lidhet tash e sa kohë me një transferim të mundshëm te Milani.

Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, marrëveshja do të definohet javën tjetër, përcjell lajmi.net.

Renato Sanches, sipas po të njëjtit burim, pritet të fitojë rreth 3 milionë euro për vit.

Milan mund të paguajnë nga 18 deri në 20 milionë euro për kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/