Di Maria: Transferohem te Barcelona vetëm me një kusht
Angel Di Maria pranon të transferohet te Barcelona.
Sport
Megjithatë, anësori i Paris Saint Germainit e ka një kusht për kalimin në “Camp Nou”.
Sipas mediave spanjolle, ai ka kërkuar garancë që do të jetë në formacionin startues të Ernesto Valverdes, përcjellë “Lajmi.net”.
Duke e parë interesimin e Barcelonës për Ousmane Dembelen dhe Philippe Coutinhon, argjentinasi frikësohet se mund të përfundojë në bankinë.
Transferimi i 29-vjeçarit në “Camp Nou” mund të kompletohet për 50 milionë euro. /Lajmi.net/