Di Maria shitet për 90 milionë euro
Real Madridi do ta shesë Angel Di Marian në Manchester United. Mesfushori argjentinas pritet t’i kushtojë gjigantit anglez 90 milionë euro.

Sport
Angel Di Maria shumë shpejt do të transferohet në Manchester United, pasi u përshëndet me Real Madridin sonte.
Dhe, mediat spanjolle janë marrë me shumën të cilën do ta paguajë gjiganti anglez për mesfushorin argjentinas.
Sipas këtyre mediave, përfaqësuesi argjentinas do t’u kushtojë Djajve të Kuq afro 75 milionë euro, por që kjo shifër do të rritet dhe do të shkojë në 90 milionë euro, varësisht prej objektivave të arritura dhe paraqitjeve të lojtarit.
Me këtë rast, Di Maria do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i shitur në histori të Los Blancos.
Edhe futbollisti do të përfitojë gjithsesi. Rroga e tij do të rritet nga 3 milionë euro, sa e merrte në Santiago Bernabeu, në 8 milionë, sa do t’i marrë në Old Trafford.