Di Maria lëndohet përsëri, mbetet jashtë listës për ndeshjen ndaj PSG
Juventus do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League. Skuadra e Juventus nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Angel Di Maria, për ndeshjen e nesërme. Lojtari argjentinas është lënë jashtë listës së skuadrës për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain, si pasojë e një…
Sport
Juventus do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League.
Skuadra e Juventus nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Angel Di Maria, për ndeshjen e nesërme.
Lojtari argjentinas është lënë jashtë listës së skuadrës për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain, si pasojë e një lëndimi, përcjell lajmi.net.
Angel Di Maria pësoi lëndim në ndeshjen e Juventus ndaj Fiorentina.
Lëndimi i tij është muskulor dhe ai nuk do të rrezikohet në ndeshjen ndaj PSG. /Lajmi.net/