Di Maria ia jep dritën jeshile Manchesterit
Angel Di Maria ia ka dhënë dritën jeshile Manchester Unitedit. Mesfushori argjentinas ka kërkuar të shitet nga Real Madridi, ndërsa mund të transferohet tek Djajtë e Kuq për 50 milionë funte.

Sport
Manchester United është i gatshëm ta nis ofanzivën për Angel Di Marian, pasi ai kërkoi të largohet nga Real Madridi.
Louis van Gaal tregoi në fillim të muajit se mesfushori argjentinas është objektiv i Djajve të Kuq, ndërsa për 26 vjeçarin interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germain.
Sipas medieve britanike, përfaqësuesi argjentinas ua ka dhënë dritën e gjelbër Djajve të Kuq, të cilët po e bëjnë gati ofertën.
Di Maria mund të shitet për 50 milionë funte, ndërsa Di Maria mund të paguhet 200 mijë funte në javë.