Di Maria dhe Szczesny pritet të kthehen për ndeshjen ndaj Benfica

Massimiliano Allegri pritet të ketë më shumë ndihmë në ndeshjen ndaj Benfica. Juventus po përballet me shumë lëndime në këtë fillim sezoni dhe kjo po i hap telashe trajnerit të ‘Zonjës së Vjetër’. Megjithatë, për ndeshjen e radhës në Champions League, Allegri mund të ketë më shumë emra në dispozicion. Sipas mediave italiane, Angel Di…

Sport

11/09/2022 17:37

Massimiliano Allegri pritet të ketë më shumë ndihmë në ndeshjen ndaj Benfica.

Juventus po përballet me shumë lëndime në këtë fillim sezoni dhe kjo po i hap telashe trajnerit të ‘Zonjës së Vjetër’.

Megjithatë, për ndeshjen e radhës në Champions League, Allegri mund të ketë më shumë emra në dispozicion.

Sipas mediave italiane, Angel Di Maria dhe portieri Wojciech Szczesny pritet të jenë në dispozicion për ndeshjen ndaj Benfica, përcjell lajmi.net.

Aktualisht, ‘Biankoneri’ janë pa shtatë lojtarë për ndeshjen që luhet sonte ndaj Salernitana.

Adrien Rabiot është lojtari i fundit që i është shtuar listës së lëndimeve.

Për ndeshjen e 14 shtatorit ndaj Benfica, pritet që së paku Di Maria e Szczesny të jenë gati. /Lajmi.net/