Dhuruesit e gjakut në Suedi marrin një mesazh falënderues kurdo që gjaku i tyre shpëton jetë

Me normat e dhurimit të gjakut në rënie në të gjithë botën e zhvilluar, Shërbimi i Gjakut në Suedi është duke u mbështetur në teknologji për të fituar sa më shumë dhurues.

Lifestyle

12/06/2015 18:35

Një nismë e re, ku donatorët marrin mesazhe automatike që ju tregojnë ku është përdorur gjaku i tyre, ka kapur vëmendjen e pothuajse gjithë botës.

Njerëzit të cilët dhurojnë gjak fillimisht marrin një mesazh ku shkruan “Faleminderit”, por ata marrin një mesazh krejtësisht tjetër nëse gjaku i tyre kalon në venat e dikujt tjetër, transmeton Lajmi.net.

Nëse gjaku i një dhuruesi në Suedi shpëton jetën e dikujt, ai do të merr menjëherë një mesazh në celularin e tij ku thuhet “Faleminderit! Gjaku juaj i është dhuruar një pacienti në nevojë”.

“Ne jemi vazhdimisht duke u përpjekur që të zhvillojmë mënyra të ndryshme për të shprehur rëndësinë e donatorëve,” thotë Karolina Blom Wiberg, një menaxhere e komunikimit në këtë shërbim i cili ndodhet në Stokholm.

Screenshot_2

Shërbimi thotë se mesazhet u japin donatorëve reagime shumë pozitive në lidhje me mënyrën se si ata i kanë ndihmuar bashkëqytetarët e tyre – dhe i inkurajon për të dhuruar gjak përsëri.

Kjo politikë e re është bërë një hit në mediat sociale dhe ka bërë që shumë njerëz në të gjithë botën të flasin për dhurimin e gjakut në mesin e miqve të tyre.