Dhuratë e pazakontë për imamin e Irzniqit, xhemati i dhuron një “Mercedes”

Një gjest i veçantë është bërë nga xhemati i fshatit Irzniq për imamin e tyre, të cilin e kanë surprizuar me një veturë të markës “Mercedes”. Imami i Irzniqit është befasuar nga dhurata e xhematit, ndërsa pamjet e momentit janë bërë publike në rrjetet sociale. Pas pranimit të dhuratës, imami ka falënderuar xhematin për gjestin,…

Lajme

11/08/2026 11:48

Një gjest i veçantë është bërë nga xhemati i fshatit Irzniq për imamin e tyre, të cilin e kanë surprizuar me një veturë të markës “Mercedes”.

Imami i Irzniqit është befasuar nga dhurata e xhematit, ndërsa pamjet e momentit janë bërë publike në rrjetet sociale.

Pas pranimit të dhuratës, imami ka falënderuar xhematin për gjestin, duke u shprehur me fjalët: “Allahu ju shpërbleftë”.

Ky veprim është vlerësuar si një shprehje mirënjohjeje dhe respekti të xhematit ndaj imamit të tyre. /Lajmi.net/