Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Dhurata Dora, Tonic & Denk dhe Reynmen, teksa vlen të theksohet se ende pa u publikuar, një pjesë e saj ishte bërë virale në TikTok.…

ShowBiz

24/04/2024 19:07

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor.

“Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Dhurata Dora, Tonic & Denk dhe Reynmen, teksa vlen të theksohet se ende pa u publikuar, një pjesë e saj ishte bërë virale në TikTok.

“Sheqer” nga Dhurata Dora veç ka nisur të jetë hiti i kësaj vere, kjo dukshëm vërehet në shikueshmërinë që ka arritur kënga ende pa u bërë 24 orë nga lansimi.

Ndryshe, Dhurata Dora është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, fama e së cilës ka depërtuar jashtë trojeve shqiptare.

Ajo për vite me radhë ka arritur të dëshmojë se ka talent, duke sjell kështu një sërë projektesh e bashkëpunime.

YouTube player