Dhurata Dora zbulon datën e publikimit të këngës së re
Dhurata po vjen me këngë të re.

ShowBiz
Dhurata Dora si shumë prej kolegëve të saj të estradës po sjell këngë të re për fansat e saj, shkruan lajmi.net.
Përmes një videoje të shkurtër, këngëtarja bëri të ditur se kjo këngë publikohet nesër (27 qershor) në orën 14:00.
Si në videoklipet tjera, edhe kësaj radhe Dhurata shfaqet me një stil të veçantë, në skena të ndryshme.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dhurata Dora është “Lass Los” në bashkëpunim me Azetin. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CB5isUqqlE_/