Dhurata Dora feston ditëlindjen, kjo është mosha e saj

Dhurata Dora sot mbushi 28 vjet jetë.

ShowBiz

24/12/2020 22:01

Një prej artisteve më të dashura për publikun është edhe Dhurata Dora, e cila numëron shumë hite, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, me këtë datë feston ditëlindjen, meqë rast sot mbushi plot 28 vjet jetë.

Me rastin e ditëlindjes, ajo thotë se po i gëzohet shumë edhe suksesit të këngës së re “Harrom”, e cila ka mbushur një milion klikime.

Po ashtu, këngëtarja falënderoi fansat për mbështetjen e pakushtëzuar, ndërsa iu premton se do të punojë vazhdimisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

“Ditëlindja ime nuk mund të bëhej më e mirë se kjo ? 1 milion tashmë me Harrom, një nga këngët e mia më të dashura dhe të përzemërta ? Faleminderit ?? për të gjithë mbështetjen tuaj të pakushtëzuar, unë kurrë nuk do të ju lë poshtë dhe gjithmonë të punoj më shumë .. Faleminderit❤️”, shkruan Dhurata. /Lajmi.net/

YouTube player