Dhunohet një e mitur në Drenas, përveç të dyshuarit arrestohet edhe një femër që e dinte për rastin
Një femër e mitur në Drenas po dyshohet se është dhunuar.
Lajme
Policia në raportin 24 orësh ka thënë se dje është raportuar se viktima e gjinisë femërore dyshohet se është dhunuar nga një mashkull, shkruan lajmi.net.
Në raport thuhet se në dijeni për rastin ka qenë edhe një femër tjetër e dyshuar, mirëpo që nuk ka ndërmarrë asgjë.
Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjeko-ligjor. /Lajmi.net/