Dhunë në Graçanicë: Djali i dehur e rrah babain
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në një familje në Graçanicë. Atje, një burrë në gjendje të dehur e ka rrahur babain e tij. Mirëpo, ende është e paqartë arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje. Siç njofton policia, i dyshuari është arrestuar, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Me vendim të…

Lajme
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në një familje në Graçanicë.
Atje, një burrë në gjendje të dehur e ka rrahur babain e tij.
Mirëpo, ende është e paqartë arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje.
Siç njofton policia, i dyshuari është arrestuar, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri ne këndellje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Hetimet lidhur me ngjarjen tashmë kanë filluar dhe rasti po cilësohet si “Dhunë në familje”.