Dhunë në familje në Shtime: Gruaja denoncon bashkëshortin, 23-vjeçari përfundon në ndalim
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtime, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim të dhunës fizike. Sipas Policisë së Kosovës. rajoni i Ferizaj, ngjarja është raportuar sot, rreth orës 12:50, kur viktima është paraqitur në stacionin policor në Shtime. Ajo ka deklaruar se dhuna kishte ndodhur një ditë…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtime, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim të dhunës fizike.
Sipas Policisë së Kosovës. rajoni i Ferizaj, ngjarja është raportuar sot, rreth orës 12:50, kur viktima është paraqitur në stacionin policor në Shtime.
Ajo ka deklaruar se dhuna kishte ndodhur një ditë më parë, më 5 maj, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari, një 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, viktima është strehuar në një vend të sigurt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/