Dhunë në familje në Graçanicë, burri rrah bashkëshorten dhe e nxjerr nga shtëpia

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 19 majit në Graçanicë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes çiftit. I dyshuari, mashkull kosovar, përveç sulmit fizik ndaj bashkëshortes, dyshohet se i kishte…

Lajme

21/05/2026 10:22

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 19 majit në Graçanicë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes çiftit. I dyshuari, mashkull kosovar, përveç sulmit fizik ndaj bashkëshortes, dyshohet se i kishte kërkuar asaj edhe të largohej nga shtëpia, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e dhunës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet. /Lajmi.net/