Rasti i parë lidhet me një incident të mëhershëm të ndodhur më 29 mars 2026, për të cilin më 13 prill është iniciuar procedurë zyrtare.
Sipas policisë, një mashkull kosovar dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton lajmi.net
Me vendim të prokurorit, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.
Në një rast tjetër, i raportuar më 13 prill rreth orës 05:30, një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje nga vëllai i tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, rasti gjithashtu është proceduar në mënyrë të rregullt.
Ndërkohë, në një incident të tretë të ndodhur po atë ditë rreth orës 17:20, policia ka arrestuar një mashkull kosovar, i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka fyer dhe sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia po vazhdojnë hetimet për të gjitha rastet./Lajmi.net/