Dhuna në familje tejet shqetësuese, vetëm për gjashtë muaj mbi 1400 raste

Dhuna në familje është një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Çdo vit numri i të prekurve nga dhuna në familje është tejet i lartë, si dhe shumë shqetësuese. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në vendin tonë janë regjistruar në total 1459 raste të dhunës. Shqetësuese vazhdon të mbetet kjo dukuri e…

Lajme

08/07/2024 14:01

Dhuna në familje është një dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Çdo vit numri i të prekurve nga dhuna në familje është tejet i lartë, si dhe shumë shqetësuese.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në vendin tonë janë regjistruar në total 1459 raste të dhunës.

Shqetësuese vazhdon të mbetet kjo dukuri e cila sipas statistikave nuk ka shënuar ulje, por ngritje të rasteve.

Viktima të dhunës në familje përgjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ishin 323 meshkuj, derisa numri më i lartë vazhdon të mbetet tek gratë me 1198 raste të raportuara në shtatë rajonet më të mëdha në Kosovë.

Në rajonin e Prishtinës vetëm për 6 muaj janë raportuar 497 raste të dhunës në familje  ku 422 viktima kanë qenë femra e 104 meshkuj.

Në rajonin e Gjilanit për këtë periudhë janë 184 raste të raportuara, 131 viktima femra e 60 meshkuj.

Në atë të Ferizajt janë 22 meshkuj e 103 femra në total ku gjithsej gjatë kësaj kohe janë 121 raste te raportuara. Në Gjakovë 134 rate të raportuara për 180 ditë 114 femra dhe 21 meshkuj. Në rajon të Pejës 44 meshkuj pre e dhunës në familje si dhe 134 femra në 176 raste të raportuara.

Në Prizren 184 raste, 160 viktima femra e 42 meshkuj.

Mitrovicë e jugut 99 femra viktima  e 12 meshkuj në total 123 raste të raportuara. Ndërkaq në Mitrovicë të veriut janë regjistruar 40 raste prej nga 35 janë femra e katër meshkuj.

Derisa vitet më të kobshme kanë qenë 2018 dhe 2020 ku përgjatë një viti u vranë 7 gra./Lajmi.net/