Dhuna në familje, raportohen gjashtë raste të tilla brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në Kosovë, viktimat e të cilave shpesh pranojnë edhe tretman mjekësor. Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë raportuar gjashtë raste të tilla. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se nga një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Pejë,…
Lajme
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në Kosovë, viktimat e të cilave shpesh pranojnë edhe tretman mjekësor.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë raportuar gjashtë raste të tilla.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se nga një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Pejë, Gjakovë e Malishevë.
Pas raportimeve, në disa prej rasteve policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit, e në disa prej tyre të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, por që të njëjtit janë në kërkim.
Këto janë rastet që janë raportuar nga Policia e Kosovës:
Prishtinë / 09.01.2025-09:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 09.01.2025, 19:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht e shqetëson ankuesen femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Podujevë 09.01.2025, 20:30. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare, me ç’rast e njëjta është kthyer në shtëpinë e familjarëve të saj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Gjilan 07.01.2025, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 09.01.2025, 16:10. Është raportuar se e dyshuara femër kishte kryer veprën e lartcekur, me ç’rast një viktimë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara ndodhet në arrati, ndërsa rasti në procedurë hetimore.
Malishevë 09.01.2025 – 08:00. Ka ndodhë një përleshje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar pas rastit ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është hasur nga policia. /Lajmi.net/