Dhuna në familje nuk ndalet: Katër raste të raportuara në 24 orët e fundit

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të dhunës në familje. Sipas raportit policor rastet e dhunës kanë ndodhur në Pejë, Klinë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë. Rastet e raportuara: Pejë 02.07.2026-11:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pranuar mesazhe kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare.Rasti nën hetime. Klinë 02.07.2026-17:30.…

Lajme

03/07/2026 09:23

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të dhunës në familje.

Sipas raportit policor rastet e dhunës kanë ndodhur në Pejë, Klinë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Rastet e raportuara:

Pejë 02.07.2026-11:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pranuar mesazhe kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare.Rasti nën hetime.

Klinë 02.07.2026-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fushë Kosovë 02.207.2026-03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 02.07.2026-20:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Rasti duke u hetuar.