DhTIK reagon në lidhje me protestat në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese: BE të veproj urgjent
Dhoma e Tregtisë dhe Industris është shprehur e shqetësuar në lidhje me protestat e kompanive transportuese që po mbahen shtetet fqinje. Ata kanë thënë se këto protesta kanë shkaktuar probleme për kompanitë tona, pasi shumë prej tyre nuk po mund as të eksportojnë dhe as të importojnë mallra nga Evropa. “Me këtë rast, DHTIK, i…
Lajme
Dhoma e Tregtisë dhe Industris është shprehur e shqetësuar në lidhje me protestat e kompanive transportuese që po mbahen shtetet fqinje.
Ata kanë thënë se këto protesta kanë shkaktuar probleme për kompanitë tona, pasi shumë prej tyre nuk po mund as të eksportojnë dhe as të importojnë mallra nga Evropa.
“Me këtë rast, DHTIK, i bën thirrje Institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje. Ndërkaq Bashkimit Evropian i bëjmë thirrje që të ndërmarrë veprime urgjente për tejkalimin e kësaj situate të shkaktuar nga sistemi i njohur si EES (Entry/Exit System), që u vendos në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe nisi të zbatohej gradualisht më 12 tetor 2025″, thuhet në reagim. /Lajmi.net/