Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DHTIK) ka mirëpritur formimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe konstituimin e Qeverisë së re, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për stabilitetin institucional në vend.
Sipas komunikatës zyrtare, DHTIK pret që të avancohet dialogu publiko-privat, pasi institucionet përballen me një numër të madh sfidash që ndikojnë direkt mbi bizneset dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thekson gatishmërinë e saj për të kontribuar me ekspertizë, propozime konkrete dhe bashkëpunim institucional, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.
Kjo komunikatë shfaq angazhimin e sektorit privat për të ndihmuar në konsolidimin e politikave dhe masave që mbështesin bizneset dhe ekonominë e Kosovës. /Lajmi.net/