Taksisti që foli si ekspert i “Apple” në BBC (Video)

Kanë kaluar 10 vjet nga rasti i Guy Goma, personi i cili e gjeti vetën duke ofruar një analizë jo dhe aq eksperte, të një mosmarrëveshje ligjore mes ‘Apple Computer’ dhe ‘Apple Corp’, të një rekordi mbi të drejtat e markës tregtare.

Fun

11/05/2016 16:11

Pas mbërritjes së tij në selinë e BBC-së në Londër, për një intervistë pune në departamentin e TI, si inxhinierë për kompjuterë, ai u ngatërrua me një ekspert të muzikës online dhe internetit, britanezin Guy Kewney, transmeton lajmi.net.

Fillimisht, Goy Goma nguron dhe ka panik, megjithatë, vazhdon t’i përgjigjet pyetjeve të gazetares Karen Bowerman, për të ardhmen mbi shkarkimin e muzikës.

Ai nuk reagon fare për të treguar se është personi i gabuar, madje fillon të bëjë edhe parashikime për shkarkimin e muzikës në të ardhmen.

I pyetur nga gazetarja se a mendon që njerëzit do të shkarkojnë më shumë muzikë online në të ardhmen?, ai përgjigjet: “Ju do ta shihni që shumë shpejt njerëzit do të fillojnë të shkarkojnë online”. /lajmi.net

YouTube player