Dhjetë shtete prekin finalen e Eurovisionit: Ja cilat nga to u kualifikuan për të shtunën

Mbrëmë është mbajtur gjysmëfinalja e parë e festivalit të njohur të këngës Eurovision Song Contest, në Suedi. Pjesëmarrës kanë qenë 15 shtete garuese, por vetëm 10 prej tyre janë kualifikuar për finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, shkruan Lajmi.net. Shtetet të cilat arritën ta prekin finalen janë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania,…

ShowBiz

08/05/2024 10:20

Mbrëmë është mbajtur gjysmëfinalja e parë e festivalit të njohur të këngës Eurovision Song Contest, në Suedi.

Pjesëmarrës kanë qenë 15 shtete garuese, por vetëm 10 prej tyre janë kualifikuar për finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, shkruan Lajmi.net.

Shtetet të cilat arritën ta prekin finalen janë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Ndërsa më 9 Maj do të mbahet gjysmëfinalja e dytë në të cilën edhe Shqipëria do të marr pjesë me përfaqësuesen e saj, Besa Kokëdhimën. /Lajmi.net/

YouTube player