Dhia që kërkon me ngulm të luaj futboll (Video)

Kemi parë njerëz duke vrapuar nëpër fusha të futbollit dhe duke ndërprerë kështu ndeshjen, por ndoshta pak prej nesh kemi parë që një fushë të pushtohet nga një dhi.

Fun

05/12/2014 22:01

Gjatë një ndeshje miqësore të futbollit në ishullin grek të Kretës, një dhi u pa që u fut në fushë dhe refuzonte të dilte nga ajo.

Pas një tentimi të portierit për ta larguar atë, dhia largohet nga fusha me shpresën se nuk do të kthehet më, transmeton Lajmi.net.

Fatkeqësisht për ekipet të cilët ishin shumë durimtarë për të pritur që të vazhdojë loja, dhia nuk duket se kuptonte dhe u kthye përsëri në fushë përpara se një lojtarë dhe trajneri të provonte ta largonte atë përsëri.

Edhe pse u largua nga fusha, dhia u kthye përsëri në fushë pas disa minutave, që shtyu një shikues të intervenojë dhe ta largojë atë përfundimisht nga fusha.

Shikojeni videon: