Dhëmbët e verdhë janë më të fortë se sa të bardhët

Është e rëndësishme t'i pastroni dhëmbët tuaj, por a është ide e mirë t'i zbardhoni ata?

Lifestyle

05/11/2016 23:04

Shkencëtarët thonë se dhëmbët më të fortë dhe më të shëndetshëm janë ata natyralë, pra jo të bardhët. Të paktën, jo të bardhët si fleta e letrës, ose si butonat e bardhë të pianos. Duhet të jenë më të errët se këto.

Ngjyra natyrale e dhëmbëve është gri e lehtë ose e verdhë e lehtë.

Nëse dhëmbët tuaj janë më të errët se këto ngjyra,  atëherë shkaku është që keni pirë shumë duhan ose keni çrregullime metabolike. Kjo mund të korrigjohet me një zbardhues për zmaltin e dhëmbit, mirëpo duhet ta dini se dhëmbi juaj do të dobësohen përgjithmonë. /lajmi.net