Dha lajmin në zhveshtore, ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë pensionohet nga futbolli

Futbollisti gjerman, Jonas Hector ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni në moshën 32-vjeçare. Mbrojtësi i krahut është pjesë e FC Koln dhe menjëherë pas fitores sot ndaj Hoffenheim (1-3) në Bundesliga, 32-vjeçari ia kumtoi lajmin bashkëlojtarëve të tij në dhomat e zhveshjes, shkruan Lajmi.net Jonas Hector hat nach dem…

Sport

22/04/2023 18:56

Futbollisti gjerman, Jonas Hector ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni në moshën 32-vjeçare.

Mbrojtësi i krahut është pjesë e FC Koln dhe menjëherë pas fitores sot ndaj Hoffenheim (1-3) në Bundesliga, 32-vjeçari ia kumtoi lajmin bashkëlojtarëve të tij në dhomat e zhveshjes, shkruan Lajmi.net

“Pas familjes sime, e rëndësishme ishte ta njoftoja edhe klubin tim, ekipin dhe trajnerin. Për momentin nuk dua të them më shumë se kaq. Jam tepër mirënjohës për atë që kemi bërë së bashku te ekipi i Koln”, ka thënë Jonas Hector

Hector fitoi dy tituj të Bundesliga 2 me skuadrën gjermane gjatë karrierës së tij. Ai po ashtu zhvilloi disa paraqitje edhe me Kombëtaren e Gjermanisë.

Gjatë këtij sezoni deri tani, Hector me Kolnin ka zhvilluar 27 ndeshje dhe ka bërë dy asiste./Lajmi.net/