“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka shkruar në lidhje me praninë e KFOR-it dhe atë të FSK-së sot në Liqenin e Ujmanit, me qëllim kërkimin e 33 vjeçarit që ka humbur jetën pasi ka kërcyer në këtë liqen. Ai përmes një postimi në “X”, ka thënë se Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe…

Lajme

29/07/2025 23:22

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka shkruar në lidhje me praninë e KFOR-it dhe atë të FSK-së sot në Liqenin e Ujmanit, me qëllim kërkimin e 33 vjeçarit që ka humbur jetën pasi ka kërcyer në këtë liqen.

Ai përmes një postimi në “X”, ka thënë se Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe komandantin e tij, si dhe thotë se që nga krijimi, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luaj një rol të pazëvendësueshëm në ofrimin e sigurisë për të gjithë.

“Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Gjithashtu, shpreh respekt për mediat që kanë raportuar me saktësi mbi rolin e KFOR-it në përpjekjet për të rikuperuar trupin e personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës”, ka shkruar Guerot në “X”. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij në “X”: