“Detyrimet e papaguara arrinin në mbi 63 mijë euro” – Auditimi gjen vonesa në pagesat e Zyrës së Kryeministrit, disa fatura u shlyen jashtë afatit ligjor
Raporti i Auditimit për Zyrën e Kryeministrit ka evidentuar vonesa në pagesën e disa obligimeve financiare, duke konstatuar se jo të gjitha faturat janë shlyer brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Sipas raportit, në fund të vitit 2025 detyrimet e papaguara të institucionit arrinin në 63,579 euro, të cilat janë bartur për pagesë në vitin…
Lajme
Raporti i Auditimit për Zyrën e Kryeministrit ka evidentuar vonesa në pagesën e disa obligimeve financiare, duke konstatuar se jo të gjitha faturat janë shlyer brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.
Sipas raportit, në fund të vitit 2025 detyrimet e papaguara të institucionit arrinin në 63,579 euro, të cilat janë bartur për pagesë në vitin 2026, raporton lajmi.net
Auditorët kanë identifikuar tri raste, me vlerë totale prej 6,420.91 euro, ku pagesat për faturat e pranuara nuk janë realizuar brenda afatit të përcaktuar me ligj. Vonesat në këto raste kanë qenë nga 14 deri në 30 ditë.
Megjithëse vlera e obligimeve të papaguara është ulur krahasuar me vitet paraprake, raporti thekson se mosrespektimi i afateve ligjore mund ta ekspozojë Zyrën e Kryeministrit ndaj padive nga operatorët ekonomikë, si dhe të shkaktojë shpenzime shtesë gjyqësore dhe përmbarimore.
Për këtë arsye, auditorët kanë rekomanduar që Sekretari i Përgjithshëm të sigurojë pagesën e të gjitha faturave të pranuara brenda afateve të përcaktuara me ligj, në mënyrë që të shmangen kostot dhe pasojat e mundshme financiare për institucioni.
Raporti paraqet këto shpenzime në kuadër të pasqyrave financiare të Zyrës së Kryeministrit, duke ofruar një pasqyrë të mënyrës së përdorimit të fondeve publike në kategorinë e mallrave, shërbimeve dhe komunalive gjatë vitit 2025.
Po ashtu ZKA rapoirtoi për detyrimet e papaguara.
Pasqyra e detyrimeve në fund të vitit 2025, ishte 63.579 euro, e të cilat detyrime janë bartur për t’u paguar në vitin 2026.
Sipas ZKA-së, Zyra e Kryeministrit në vitin 2025 shpenzoi 11 milionë e 500 e 55 mijë e 30 euro në total . Mbi 4 milionë euro për paga dhe mëditje, dy milionë për mallra dhe shërbime.Mbi tre milionë u shpenzuan për subvencione dhe transfere e 509 mijë për investime kapitale./Lajmi.net/


