Detajet zyrtare të HTC One M8 Ace

Versioni plastik i përfolur i HTC One M8 - M8 Ace, është paraqitur online përsëri dhe këtë herë ne i kemi të gjitha detajet dhe karakteristikat e tij.

Auto & Tek

26/05/2014 17:38

Sa i përket karakteristikave, M8 Ace do të përmbajë një ekran 5 inç HD, një procesorë 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM, sistemin Android 4.4 dhe bateri 2600 mAh.

Njëjtë si One M8, nuk ka ndonjë kamerë me ultrapiksel as në modelin Ace. Celulari i mençur mbanë në vete një kamerë 13 megapiksel prapa dhe një 5 megapiksel para.

HTC One M8 Ace do të ketë të vendosur përpara dy zmadhues të zërit Boomsound të cilët do të krijojnë zë në kualitet të mirë.

I pritur që të zbulohet në Kinë më 3 qershor, celulari do të kushtojë rreth 480$.