Detaje tronditëse, ylli i Chelseat u arrestua për shkak se përdhunoi modelen

Callum Hudson-Odoi është arrestuar nën dyshimin e përdhunimit pasi kishte shkelur rregullat e bllokimit për të qenë me një modele.

Sport

18/05/2020 16:29

Anësori 19-vjeçar i Chelseat u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës, me Policinë Metropolitane që konfirmoi se ata dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër ishin thirrur nga ‘një raport të një gruaje të sëmurë’.

Hudson-Odoi raportohet se kishte grindje me modelen në shtëpinë e tij në Londrën jug-perëndimore. Modelja anonime u dërgua në spital, përcjell lajmi.net.

Anglezi është liruar nga paraburgimi me kusht. Ai tani duhet të kthehet në një stacion policie në mes të qershorit ndërsa hetimet vazhdojnë.

Chelsea nuk pranoi të komentojë mbi këtë ngjarje. /Lajmi.net/