Detaje tronditëse nga ngjarja në Prishtinë: Rasti ndodhi jashtë ordinancës, e plagosura shkoi për të kërkuar ndihmë

Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë. Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar. Bëhet fjalë për dizajnerin e njohur kosovar, Festim Isufi i cili nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra. Rastin për…

Lajme

09/05/2025 17:42

Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë.

Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar.

Bëhet fjalë për dizajnerin e njohur kosovar, Festim Isufi i cili nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se personi në fjalë ka lënduar veten me mjetë të mprehtë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkaq, sipas një njoftimi nga klinika dentare, “Alba Dent”, thuhet se rasti nuk ka ndodhur brenda objektit të ordinancës, por thuhet se e lënduara ka shkuar e gjakosur tek ta për të kërkuar ndihmë.