Detaje të reja për incidentin në Prishtinë: Viktima u plagos në këmbë, gjendjen e ka stabile

Para pak çastesh janë dëgjuar të shtënat e armës në lagjen Emshir, konkretisht në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci ku tha se një person është plagosur dhe është dërguar për në QKUK për tretman mjekësor. Sipas Burovcit,…

Lajme

23/04/2025 22:49

Para pak çastesh janë dëgjuar të shtënat e armës në lagjen Emshir, konkretisht në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci ku tha se një person është plagosur dhe është dërguar për në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas Burovcit, policia ka identifikuar një person të dyshuar.

“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha ai.