Detaje të reja nga sulmi në Japoni

Raportet e fundit nga Japonia tregojnë se 19 persona janë vrarë e 45 tjerë janë plagosur nga personi i cili kishte sulmuar me thikë.

Bota

26/07/2016 09:24

Sulmi ka ndodhur në qytetin e Sagamiharas të Tokios.

Ky sulm, bëri që të jetë një nga sulmet vrasëse më vdekjeprurëse në Japoni që nga Lufta e dytë botërore, transmeton lajmi.net.

Në mesin e të vrarëve ishin nëntë burra dhe dhjetë gra, që fillonin nga mosha 18 deri 70.

Sipas medieve japoneze emri i sulmuesit është Satoshi Uematsu, një 26 vjeçar i cili punonte në të njëjtën kompani për njerëz me aftësi të kufizuara, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Thuhet se sulmuesi punonte aty që nga viti 2012, por ende nuk është bërë e ditur arsyeja pse ai e ka bërë një gjë të tillë.

Të tjerët thonë se ai ishte i pashëm, koleg i mirë dhe shumë i dashur me të gjithë e në veçanti me fëmijët.

Uematsu është dorëzuar në stacionin e policisë, ndërkohë që mbante në dorë një thikë të madhe dhe ishte i mbuluar me gjak në rroba dhe tërë trupin.

Motivi vazhdon të mbetet i panjohur, ndërkaq zyrtarë të lartë kanë raportuar se nuk ka asnjë lidhje me sulm terrorist. /lajmi.net