Detaje të reja nga rasti “Brezovica”, Policia me aksion në autosallone, shtëpi e lokale të shumta në disa komuna
Prokuroria Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me aksionin policor që po kryhet sot në kuadër të luftimit të fajdeve në disa lokacione të Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës në Ferizaj për lëshimin…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me aksionin policor që po kryhet sot në kuadër të luftimit të fajdeve në disa lokacione të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve dhe autosalloneve.
“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.
Po ashtu nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është theksuar se në lidhje me këtë aksion do të ketë informacione shtesë në vazhdimësi./Lajmi.net/