Detaje shokuese, ish pjesëtari i sigurimit nga klubi në Koçan rrëfen mes lotësh: E paralajmërova pronarin se po hynin të mitur

Ish pjesëtari i sigurimit në klubin e natës në Koçan, ku ndodhi tragjedia që tronditi Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, Blagojço Georgiev në një video tregon se si njerëzit e tij kishin siguruar më parë klubin në Koçan për një periudhë dyvjeçare, në të cilin të paktën 59 të rinj humbën jetën në një zjarr.…

Lajme

17/03/2025 12:42

Ish pjesëtari i sigurimit në klubin e natës në Koçan, ku ndodhi tragjedia që tronditi Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, Blagojço Georgiev në një video tregon se si njerëzit e tij kishin siguruar më parë klubin në Koçan për një periudhë dyvjeçare, në të cilin të paktën 59 të rinj humbën jetën në një zjarr.

Ai tha se gjatë asaj periudhe ka vërejtur një sërë parregullsish dhe sipas tij, izolimi në klub është bërë nga materialet më të lira, ndërsa leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, s’ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Me akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital! 5, 16”, ka thënë mes lotësh Georgiev, shkruan Index.hr.

Ai thotë se e kishte paralajmëruar pronarin se në disko po futeshin të mitur, transmeton lajmi.net.

“I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë për lekët që ne t’i fitojmë. Kush e ka dhënë lejen për atë vrimën e një diskotekaje, kush i ka bërë kontrollet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur një tufë të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

Të paktën 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën në një zjarr në klubin e natës Puls në Koçan, Maqedonia e Veriut. Klubi, siç u zbulua më vonë, funksiononte me një licencë të falsifikuar dhe nga kontrolli u konstatuan një sërë dështimesh të rënda sigurie.

Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të shtetit./Lajmi.net/