Detaje nga vrasja e rëndë: Gruaja u godit me plumb në kokë

Një vrasje e rëndë e cila ka ndodhur sot në orët e vona në Prishtinë ka tronditur vendin, transmeton lajmi.net. Gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli është personi që është qëlluar me armë zjarri nga hajnat dhe ka mbetur e vdekur, shkruan lajmi.net. Lajmi.net ka mësuar detaje se si ka ardhur deri…

Lajme

29/11/2023 23:32

Një vrasje e rëndë e cila ka ndodhur sot në orët e vona në Prishtinë ka tronditur vendin, transmeton lajmi.net.

Gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli është personi që është qëlluar me armë zjarri nga hajnat dhe ka mbetur e vdekur, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka mësuar detaje se si ka ardhur deri te vrasja.

Hajnat mësohet se ia kanë mësyrë për ta plaçkitur shtëpinë e Murselit, e cila gjendet në një lagje luksoze në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë.

Ata më pastaj i kanë dalë në pritë veturës së tij në të cilën ai gjendej me familje. Murseli më pas ka dalë nga vetura për t’u konfrontuar me ta.

Në ikje e sipër hajnat kanë gjuajtuar me armë zjarri dhe e kanë goditur në kokë bashkëshorten e Murselit, e cila gjendej në veturë. Me këtë rast e njëjta edhe ka ndërruar jetë.

Hajnat po ashtu kanë marrë disa gjëra me vlerë. /lajmi.net/