Detaje nga shembja e dheut në Prishtinë ku humbi jetën 40 vjeçari

Shembja e dheut të një ndërtese mori jetën e dyzet vjeçaritFatlum Haradini, i cili punonte në thembelet e kësaj ndërtese të nisur. Aty u lëndua edhe një punëtorë tjerët, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Rasti ndodhi dje rreth orës 13:00, në rrugën “Gjilani” në Prishtinë. KosovaPress ka vizituar vend punishten, ku…

Lajme

06/04/2025 15:12

Shembja e dheut të një ndërtese mori jetën e dyzet vjeçaritFatlum Haradini, i cili punonte në thembelet e kësaj ndërtese të nisur. Aty u lëndua edhe një punëtorë tjerët, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ndodhi dje rreth orës 13:00, në rrugën “Gjilani” në Prishtinë.

KosovaPress ka vizituar vend punishten, ku vërehet se afër një ndërtese, duke mos respektuar as distancën e paraparë, kanë nisur punimet e një ndërtese tjetër.

Aty është hapur gropa e garazhës së ndërtesës, ku edhe janë vendosur themelet. Punëtorët kanë qen duke punuar disa metra më poshtë nivelit të tokës, ku edhe pritet të jetë plaka e parë e garazhës, derisa dheu është shembur.

Ata janë nxjerrë nga zjarrfikësit dhe Policia. E nëse shihet hapësira se tuba e dheut, e cila ka rënë poshtë, vërehet se ka edhe tuba tjera dheu aty afër, e që të edhe njëjtat mund të shembën.

Lidhur me këtë policia tha se ka arrestuar një person të dyshuar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që t’i nxjerrin personat nga gropa ku iu është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij. Ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë.

Punëtori që vdiq është Fatlum Haradini, 40 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Me pikëllim të madh, ju njoftojmë se sot, pas një aksidenti në punë, ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Fatlum Xh. Haradini,” thuhet në njoftimin e familjes.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë njoftuar se tanimë kanë nisur hetimet.

“Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, kanë thënë nga Prokuroria.

Ekipi i KosovaPress është njoftuar se personi që është dërguar në QKUK pas shembjes së dheut, është jashtë rrezikut për jetë dhe tanimë është larguar nga Klinika Emergjente tek klinikat tjera.

Përndryshe, kjo nuk është shembja e parë e dheut që ka ndodhur në Prishtinë, pasi kishte disa raste viteve të kaluara, por që kishte vetëm dëme materiale.