Detaje nga QKUK, kjo është gjendja shëndetësore e të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, dr. Naser Syla, ka konfirmuar për Lajmi.net se personi i arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës ndodhet në gjendje stabile shëndetësore. Sipas Sylës, i plagosuri, i lindur më 1984, është pranuar në Qendrën Emergjente me plagë nga arma e zjarrit,…
Lajme
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, dr. Naser Syla, ka konfirmuar për Lajmi.net se personi i arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.
Sipas Sylës, i plagosuri, i lindur më 1984, është pranuar në Qendrën Emergjente me plagë nga arma e zjarrit, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.
“Gjendja e tij është stabile për momentin dhe do të vazhdojë trajtimin e mëtejmë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale,” ka deklaruar Syla për Lajmi.net.
Ky person dyshohet të jetë autori i rastit të rëndë që ndodhi të enjten në Malishevë, ku mbetën të vrarë dy vëllezër./lajmi.net/