Detaje nga plagosja në Tiranë, 15-vjeçari mori plumb në qafë

Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me armë zjarri brenda një picerie në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme gjatë një momenti brenda picerisë.…

Lajme

01/06/2025 23:42

Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me armë zjarri brenda një picerie në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.

Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme gjatë një momenti brenda picerisë. Sipas të dhënave dëshmitarët nuk kanë konstatuar ndonjë konflikt mes të miturit dhe autorit të dyshuar.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri është plagosur në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme në spital, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë një punonjës i picerisë, konkretisht motorristi.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./tch/