Detaje/ Babai dyshohet se vrau djalin në Podujevë
Një persona ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë në Podujevë.
Lajme
Sipas informacioneve të para, një person vdiq nga përdorimi i armës.
Në bazë të raportimit të mediave lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes familjarëve. Siç është raportuar deri më tani i dyshuari në këtë rast është babai i viktimës.
Madje siç thuhet deri tek vrasja e të birit nga babai erdhi në bazë të problemeve që kishin për prona.
Edhe pse nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje shtesë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar lajmin.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.”, ka thënë ai.
Deri më tani lidhja familjarëve e viktimës dhe të dyshuarit nuk është konfirmuar nga organet e hetuesisë.
Duhet përkujtuar që të shtëna me armë zjarri pati edhe mbrëmë pikërisht në Podujevë, nga ku i plagosur mbeti një person./Lajmi.net/