Dest do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit

Sergino Dest do të humbasë ndeshjet e fundit të këtij stinori, si pasojë e lëndimit.

Sport

25/04/2022 15:20

Dest nuk do të jetë me ekipin për ndeshjet e mbetura këtë sezon, pas lëndimit që mori në humbjen e Barcelonës ndaj Rayo Vallecanos.

Ai ishte në formacionin zyrtar, por nuk u paraqit në pjesën e dytë për shkak të një shqetësimi në këmbën e djathtë.

Pas testeve mjekësore të kryera sot, ekipi konfirmoi lëndimin e Dest.

Barca nuk ka dhënë një afat kohor të saktë për rikuperimin e amerikanit, por është raportuar se ai nuk ka gjasa të luajë përsëri për klubin këtë sezon.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell raportin mjekësor të Destit.

“Testet e kryera këtë mëngjes kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Sergino Dest ka një dëmtim në kofshën e djathtë

Është e ulët mundësia për rikthim në ndeshjet e mbetura këtë sezon”, thuhet në deklaratë.