“Despot”, “komunist” – Trump dhe Mamdani ulen përballë pas fyerjeve: Takim “produktiv” në Shtëpinë e Bardhë për të ardhmen e Nju-Jorkut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti të premten në Shtëpinë e Bardhë kryebashkiakun e sapozgjedhur të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani. Të dy politikanët, që vetëm pak ditë më parë kishin shkëmbyer akuza të ashpra, lanë mënjanë dallimet dhe u shfaqën me tone pajtuese para mediave, raporton lajmi.net “Sa më mirë që ia del, aq…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti të premten në Shtëpinë e Bardhë kryebashkiakun e sapozgjedhur të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani.
Të dy politikanët, që vetëm pak ditë më parë kishin shkëmbyer akuza të ashpra, lanë mënjanë dallimet dhe u shfaqën me tone pajtuese para mediave, raporton lajmi.net
“Sa më mirë që ia del, aq më i lumtur jam,” deklaroi Trump, duke folur për Mamdanin, të cilin së fundmi e kishte quajtur “komunist”.
Nga ana tjetër, Mamdani – i cili e kishte quajtur Trumpin “despot” – e përshkroi takimin si “produktiv” dhe të fokusuar tek ajo që i bashkon: dashuria dhe përkushtimi ndaj qytetit të Nju-Jorkut.
“E çmova takimin me presidentin. Ishte një diskutim produktiv, i ndërtuar mbi admirimin e përbashkët për Nju-Jorkun,” tha ai, sipas raportimit të CNN-it.
Takimi mes dy burrave u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa para gazetarëve Trump e uroi Mamdanin për fitoren e tij zgjedhore. Kjo vjen pasi, para zgjedhjeve, presidenti kishte kërcënuar se do t’i ndërpriste fondet federale Nju-Jorkut nëse Mamdani do të fitonte garën.
“Porsa patëm një takim të mrekullueshëm, vërtet shumë produktiv,” u shpreh Trumpi i ulur përkrah kryebashkiakut të ri, i cili po qëndronte në këmbë. Ai shtoi se të dy ndajnë një qëllim të përbashkët: “Duam që qyteti ynë, që e duam, të ketë sukses.”/Lajmi.net/