Dështon transferimi i Andre Silvas te Monaco, i prish punë Milanit

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva, u raportua se kaloi testet mjekësore para një transferimi te Monaco në Francë.

Sport

23/07/2019 20:21

Calciomercato dhe RMC Sport raportuan se Silva ka përfunduar testet në mëngjesin e ditës së martë, dhe se ai është gati tani të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Monacon.

Nga ky transferim, ‘Rossonerët’ pritej të fitonin rreth 30 milionë euro por në momentet e fundit ka ndodhur një problem, transmeton lajmi.net.

MilanNews shkruan se portugezi ka dështuar të arrijë marrëveshje personale me klubin nga Principata, pasi këta të fundit kanë ndërruar ofertën në momentet e fundit.

Negociatat mund të rihapen përsëri, mirëpo palët janë duke qëndruar në distancë dhe transferimi me shumë mundësi mund të dështojë.

Kjo i prish punët ekipit të Milanit, që planifikoi të shpenzonte paratë e fituara nga kjo lëvizje te Angel Correa, dhe tashmë një transferim i tillë vështirë të realizohet. /Lajmi.net/